Forcohen kontrollet e sigurisë për udhëtarët pa viza, Komisioni Evropian propozon një sistem të ri informacioni

Publikuar tek: ekonomi, më 18:26 17-11-2016 Forcohen kontrollet e sigurisë për udhëtarët pa viza, Komisioni Evropian propozon një sistem të ri informacioni

Komisioni propozoi sot krijimin e një Sistemi Evropian Informacioni dhe Autorizimi për Udhëtimet (ETIAS) për të forcuar kontrollet e sigurisë për udhëtarët pa viza. 

Kjo pason njoftimin e bërë në shtator nga Presidenti Juncker në fjalimin e tij mbi Gjendjen e BE-së 2016 dhe është rezultati i parë i përparësive për veprimet e identifikuara në Planin e Veprimit të Bratislavës.

"Ne kemi nevojë të dimë kush i kapërcen kufijtë tanë. Në nëntor do të propozojmë një sistem të automatizuar për të përcaktuar se kush do të lejohet të udhëtojë në Evropë. Në këtë mënyrë do të dimë kush udhëton në Evropë para se ata të mbërrijnë këtu", tha presidenti Jean-Claude Juncker.

ETIAS do të mbledhë informacion mbi gjithë ata që udhëtojnë pa viza në Bashkimin Evropian për të lejuar kontrolle të avancuara për migrimin e parregullt dhe sigurinë.

Kjo do të kontribuojë për një menaxhim më efikas të kufijve të jashtëm të BE-së dhe do të përmirësojë sigurinë e brendshme, ndërsa do të lehtësojë në të njëjtën kohë udhëtimet e ligjshme përmes kufijve Schengen.  

ETIAS do të mbyllë një hendek informacioni duke verifikuar informacionin e aplikantëve të përjashtuar nga vizat kundrejt gjithë sistemeve tona të tjera. Njëkohësisht, sistemi i ardhshëm ETIAS do të jetë i lehtë, i shpejtë, i lirë dhe efektiv."

Komisioneri për Migracionin dhe Punët e Brendshme Dimitris Avramopoulos tha: "ETIAS është hallka e munguar në menaxhimin tonë të kufijve, që lidh pikat me politikat tona të migrimit dhe sigurisë dhe forcon hyrjen Schengen për të paktën 95% të udhëtarëve pa viza.

Autorizimi ETIAS nuk është vizë; ai është një regjim më i lehtë dhe më miqësor me vizitorët. Shtetasit e vendeve me liberalizim të vizave sërish do të mund të udhëtojnë pa viza, por do të duhet të marrin një autorizim të thjeshtë udhëtimi para se të udhëtojnë në Zonën Schengen.

Kjo do të ndihmojë për të identifikuar personat që mund të paraqesin risk për migrim të parregullt apo risk sigurie para se ata të mbërrijnë në kufi, si dhe forcon shumë sigurinë e kufijve të jashtëm.

ETIAS do të bashkojë gjithashtu një hendek ekzistues informacioni mbi udhëtarët pa viza, duke mbledhur informacion që mund të jetë jetik për autoritetet e Shteteve Anëtare para se ata të mbërrijnë në kufirin Schengen. Prandaj ETIAS është një hap përpara me rëndësi drejt sistemeve më të forta dhe më të zgjuara të informacionit për kufijtë dhe sigurinë. ETIAS do të lehtësojë gjithashtu kalimin e kufirit të jashtëm nga shtetas të vendeve të treta të përjashtuar nga vizat.

ETIAS do të menaxhohet nga Roja Evropiane e Kufirit dhe Brigjeve në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet kompetente të Shteteve Anëtare dhe Europol-in.

Funksionet kyçe të ETIAS do të jenë të:

Verifikojë informacionin e paraqitur nga shtetasit e vendeve të treta të përjashtuar nga vizat (si informacion lidhur me identitetin, dokumentin e udhëtimit, informacionin mbi rezidencën, detaje kontakti, etj.), përmes një aplikimi online para udhëtimit të tyre në kufijtë e jashtëm të BE-së, për të vlerësuar nëse paraqesin risk për migrim të parregullt, për sigurinë apo shëndetin publik;

Përpunojnë automatikisht çdo aplikim të paraqitur përmes një uebsajti apo një aplikim me celular kundrejt sistemeve të tjerë të informacionit të BE-së.

Lëshojnë autorizime udhëtimi. Në rastet kur nuk identifikohen të dhëna apo elementë që kërkojnë analizë të mëtejshme, autorizimi i udhëtimit lëshohet automatikisht disa minuta pas paraqitjes së aplikimit.

Autorizimi do të merret përmes një procedure që është e thjeshtë, e lirë dhe e shpejtë; në shumicën e rasteve, një autorizim duhet dhënë brenda pak minutave

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.037938117980957
array(1) { ["section"]=> string(116) "forcohen-kontrollet-e-sigurise-per-udhetaret-pa-viza-komisioni-evropian-propozon-nje-sistem-te-ri-informacioni-59838" }