Foreign Policy dhe Der Spiegel: Demokracia në botë do i besohet Gjermanisë së Merkel, jo SHBA-së së Donald Trump

Publikuar tek: bota, më 00:36 15-11-2016 Foreign Policy dhe Der Spiegel: Demokracia në botë do i besohet Gjermanisë së Merkel, jo SHBA-së së Donald Trump

Donald Trump i ka shqetësuar të gjithë. Një individ i vetëm ka zhbërë besimin tek sistemi amerikan, i konsideruar si garanti i demokracisë e ca më tej i botës së lirë. Analistë dhe opinionistë të ndryshëm, media të tëra janë në radhën e gjatë të vajtimit dhe histerisë postelektorale amerikane duke i dorëzuar kodin e qytetërimit perëndimor një njeriu: Donald Trump.

Po ecet më tej duke sugjeruar edhe një alternativë ndaj SHBA-së si shtëpia kryesore e lirisë. Gjermania po del në skenë si vendi që mund t’i besohet demokracia, zhvillimi dhe ruajtja e saj. Mbetet për t’u parë sesa do t’i qëndrojnë kohës këto vajtime dhe sa i përgjigjen ato realitetit, por tërheq vëmendjen se vetëm sot, dy revista të njohura kanë publikuar në faqen online të tyre shkrime që trajtojnë këtë temë: “Foreign Policy” dhe “Der Spiegel” shkruajnë për rolin që mund të marrë Gjermania në vakuumin demokratik që pretendohet se krijon presidenca e Donald Trump.

“Një ditë pas fitores së Trump, europianët, veçanërisht gjermanët po e shohin botën me të tjerë sy...Bota mund të ndryshojë për Gjermaninë shumë më tepër sesa ndryshoi kur ra Muri. Çfarë po duket se po vjen, është se Gjermania, pra edhe Merkel, duan apo jo, do të jenë në qendër të çështjeve ndërkombëtare dhe Europës vetë si mbrojtësi dhe propozuesi kryesor i normave, vlerave dhe institucioneve që përbëjnë aleancën e cila ka qenë në bazë të rendit botëror për shtatë dekadat e shkuara”, shkruan autori  Paul Hockenos në revistën FP.

“Amerika abdikoi nga lidershipi i Perëndimit”, titullohet shkrimi i  Dirk Kurbjuweit, në “Der Spiegel”. Sipas këtij autori, pas 100 vjetësh në krye të idealit të lirisë dhe drejtimit të botës së lirë, Amerika po lë pozitën e vet për të kaluar nën drejtimin e një tjetër politike. Ai flet për funeralin e SHBA-së siç e njohim deri më sot, tone apokaliptike për një president që do të duhet të japë llogari para votës sërish pas katër vjetësh.

“Liderët e Perëndimit pa Amerikën përballen me sfida monumentale. Ato janë detyra dhe sfida për kancelaren gjermane, Angela Merkel që përfaqëson një vend të fortë dhe ka ajo personalisht një fondament moral të fortë, siç e dëshmoi gjatë krizës së refugjatëve. Nuk ka pse të jetë Wodrow Wilson, por ajo mund të bëhet një lidere përcaktuese e Europës. Nëse ajo nuk ia arrin, kjo do të thotë se ajo nuk i ka kuptuar shenjat e kohës sonë”, shkruan autori. (Respublica)

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0064880847930908
array(1) { ["section"]=> string(116) "foreign-policy-dhe-der-spiegel-demokracia-ne-bote-do-i-besohet-gjermanise-se-merkel-jo-shba-se-se-donald-trump-59524" }