“Forest” zbulon 7 thasë me drogë, trafikanti braktis “mallin” dhe fshihet në shkurre (FOTO)

Publikuar tek: aktualitet, më 10:29 16-03-2017 “Forest” zbulon 7 thasë me drogë, trafikanti braktis “mallin” dhe fshihet në shkurre (FOTO)

Policia e Malësisë së Madhe sekuestroi 76.2 kg lëndë narkotike e dyshuar Mariuane dhe një sasi fishekësh.

Në bazë të operacionit të koduar FOREST policia bllokoi 7 thasë me drogë në një automjet, ndërsa shpalli në kërkim poseduesin e saj.

Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative është ngritur pikë kontrolli për të ndaluar automjetin tip Benz Mercedez ML,me targë AA476MJ i cili po lëviste në aksin rrugor me drejtim nga fshati Brigjë për në Rapsh në afërsi të kufirit të gjelbër.

Drejtuesi i mjetit sapo ka parë punonjësit e policisë, ka ndaluar automjetin dhe është larguar me shpejtësi në shpatin e malit nëpër shkurre.

Gjatë kontrollit të automjetit në bagazhin e tij u gjenden 7 thasë, ku brenda të cilave ishin 69 pako, dhe ku në total me një sasi prej 76.2 kg lëndë narkotike e dyshuar Mariuane.

Në këto kushte është ushtruar kontroll banese dhe gjatë kontrollit janë gjendur 130 fishekë kaliber 7.62 mm dhe dy krëhëra, të cilat janë sekuestruar në cilesinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë shpallja në  kërkim e drejtuesit mjetit, konkretisht e shtetasit F. H 25 vjeç, banues në fshatin Selcë, Njësia Administrative Këlmend, Malësi e Madhe.

Materialet proceduriale i kaluan  Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, për veprën penale ”Trafikim të lëndëve narkotike", "Mbajtje pa leje municionit luftarak". 

 

3.jpg

 

1.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Sërish sherr mes Stresit dhe Leonard Bombaj, e paimagjinueshme si hakmerret reperi
“Na jep 10 mijë euro ose...”, pranga të rinjve në Tiranë që kërcënonin me sms (VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.011068105697632
array(1) { ["section"]=> string(90) "forest-zbulon-7-thase-me-droge-trafikanti-braktis-mallin-dhe-fshihet-ne-shkurre-foto-72078" }