Forever Green Tower, kulla e falimentuar në qendër të Tiranës, mblidhen skelat

Publikuar tek: aktualitet, më 10:39 15-05-2015 Forever Green Tower, kulla e falimentuar në qendër të Tiranës, mblidhen skelat Forever Green Tower, kulla qe ka mbetur pa perfunduar. Foto me skela para disa muajsh dhe foto tjeter ku skelat jane terhequr nga Kassel

Forever Green Tower, është kulla e braktisur e mbetur në pikë të hallit në qendër të Tiranës. U projektua si kulla që do të ndryshonte pamjen e Tiranës, dhe është një ndër 10 kullat e projektuara nga Arkitekt Studio. 

Newsbomb.al, mëson se punimet te kjo kullë janë ndalur, pasi pronari, “nuk ka më lekë ta mbyllë”.

Jo vetëm kaq, por skelat që rrethonin gjithë këtë kullë gjigande, çuditërisht janë hequr nga firma në një kohë rekord. Kështu, skelat i ka vënë në dispozicion të kompanisë ndërtuese dhe pronarit të kullës, firma Kassel sh.p.k, e cila në Shqipëri ka zgjeruar aktivitetin e vet. Dhe kjo bëhet e qartë edhe nga reklama kur skelat ishin të vendosura.  

Por, pas mungesës së likuidimeve, firma Kassel, në një kohë reord, ka mbledhur skelat, dhe siç duket nga foto, kulla, ende nuk është e përfunduar. Disa skela siç duket edhe nga fotot janë vendosur lart fare, në katin e fundit dhe punimet nuk vazhdojnë. Për ta bërë kullën siç duhet të duket, duhet të vazhdojnë suvatimet, dhe punime të tjera të ndërtimit. Por skelat janë hequr dhe asnjë punim nuk vazhdon. Borxhi që pronari i Forever Green Tower i ka Kasselit, llogaritet te 1 milionë euro.

Dhe këto janë kullat që e kanë një fillim me projekt, por asnjëherë nuk dihet se kur do të përfundojnë. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Muzeu Kombëtar, tualetet larg normales. Si i çojmë të huajt në atë vend?????
Rishfaqet kompania që mori Lungomaren, fiton edhe tenderin e qendrës së Përmetit »
Article Logic
Execution time: 0.013355016708374
array(1) { ["section"]=> string(82) "forever-green-tower-kulla-e-falimentuar-ne-qender-te-tiranes-mblidhen-skelat-11235" }