Formimi i Gjykatës Kushtetuese, paralajmëron Balla: Do të ngrihet përpara Krishtlindjeve  

Publikuar tek: aktualitet, më 21:45 21-10-2019 Formimi i Gjykatës Kushtetuese, paralajmëron Balla: Do të ngrihet përpara Krishtlindjeve   Sekretari i Pergjitshem i PS, Taulant Balla

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka paralajmëruar se Gjykata Kushtetuese do të ngrihet shumë shpejt.

I i ftuar në emisionin ‘Real Story’, Balla ka deklaruar se Shqipëria do të vazhdojë padyshim të gjitha reformat e saj.

Ndër të tjera Balla u shpreh se Shqipëria kontratën e saj me partnerët e BE dhe të SHBA e ka për Reformën në drejtësi. Balla theksoi gjithashtu se Gjykata Kushtetuese do të ngrihet përpara periudhës së Krishtlindjeve.

‘Vendim-marrja në BE është në aksin Berlin – Paris. Unë nuk besoj se kriteret gjermane janë më dorë-lëshuar se kriteret franceze. Nëse flasim në dimension tjetër, mund të themi se Gjermania ka investuar më shumë se çdo shtet tjetër në Shqipëri. Unë nuk besoj se francezët janë më strikte se gjermanët. Në Maqedoninë e Veriut ka pasur pyetje në referendum se a jeni gati të ndryshohet emri për të ardhmen në BE. Unë dua t’iu them se Shqipëria kontratën e vet me BE, SHBA, partnerët e saj të mëdhenj e ka me reformën në drejtësi. Brenda Krishtlindjeve, do të ngrihet Gjykata Kushtetuese.

Në ka një udhërrëfyes që sot Shqipëria ka në udhën e vet është padyshim ajo që thotë Bundestagu. Vlerësimi im është që ne duhet të depolizitojmë organet që numërojnë votat. Deklaratat e DASH ishin në favor të Shqipërisë. Ky që u dha nuk është vlerësim vetëm për Shqipërinë dhe as për Maqedoninë e Veriut, por është për të gjithë Ballkanin Perëndimor’, ka thënë Balla.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011821985244751
array(1) { ["section"]=> string(93) "formimi-i-gjykates-kushtetuese-paralajmeron-balla-do-te-ngrihet-perpara-krishtlindjeve-182975" }