Formimi i qeverisë/ Përfundon takimi i rradhës Kurti-Mustafa, nuk ka ende marrëveshje

Publikuar tek: rajon, më 20:24 14-12-2019 Formimi i qeverisë/ Përfundon takimi i rradhës Kurti-Mustafa, nuk ka ende marrëveshje Kreu i Vetevendosjes, Albin Kurti dhe kreu i LDK-se, Isa Mustafa

Negociatat për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse po vazhdojnë mes Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Edhe gjatë takimit tre orësh të mbrëmjes së sotme në objektin e Kuvendit të Kosovës midis dy delegacioneve përfaqësuese të dy subjekteve politike, nuk u arrit ende një marrëveshje.

Këtë gjë e konfirmuan edhe në prezencën e mediave dy nënkryetarët e subjekteve politike Glauk Konjufca dhe Avdullah Hoti.

'Ne po i vazhdojmë takimet. Nuk e kemi përmbyllur ende. Kaq mund të ju them. Jemi pajtuar që duhet të vazhdojmë edhe tutje për arritjen e marrëveshjes'. Krejt çka mund të ju them është se sonte s’kemi arritur marrëveshje dhe çka mund të ju them mund të shohim gjatë ditëve të ardhshme si do të veprojmë' janë shprehur nënkryetarët e dy subjekteve politike.  

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.10101103782654
array(1) { ["section"]=> string(90) "formimi-i-qeverise-perfundon-takimi-i-rradhes-kurti-mustafa-nuk-ka-ende-marreveshje-189410" }