Formimi i qeverisë/ Përfundon takimi Kurti-Mustafa, ende nuk ka marrëveshje

Publikuar tek: rajon, më 19:51 13-12-2019 Formimi i qeverisë/ Përfundon takimi Kurti-Mustafa, ende nuk ka marrëveshje Kreu i Vetevendosjes, Albin Kurti dhe kreu i LDK-se, Isa Mustafa

Takimi i rradhës mes liderit të Vetëvendosjes dhe atij të LDK-së Isa Mustafa ka përfunduar sërish pa një marrëveshje.

Edhe pse në mediat kosovare u përfol për një marrëveshje, ende nuk është raportuar një e tillë.

Në këtë takim kanë marrë pjesë edhe nënkryetarët e të dy subjekteve politike, Glauk Konjufca nga Vetëvendosje dhe Avdullah Hoti nga LDK.

Nëkryetari i LDK-së, Hoti, deklaroi se janë dakordësuar që të dyja subjektet t’i zhvillojnë takimet në baza ditore.

Këtë gjë e ka konfirmuar edhe nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca.

‘Ishte një takim shumë i rëndësishëm, në përpjekje të gjetjes së një marrëveshje të përbashkët për koalicionin qeverisës. Ngase kemi parë avancim të pozicioneve, u pajtuam që takimet të jenë më të shpeshta’, ka deklaruar Konjufca.

Konjufca ndër të tjera tha se nesër do të ketë takime të kryesive të të dyja subjekteve dhe se shpreson që marrëveshja të arrihet përpara datës 26 dhjetor, datë kjo e caktuar nga Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi si datë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.  

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.029288053512573
array(1) { ["section"]=> string(80) "formimi-i-qeverise-perfundon-takimi-kurti-mustafa-ende-nuk-ka-marreveshje-189328" }