Formimi i Tribunalit Ndërkombëtar për gjenocidin serb në Kosovë, Veseli takon kongresmenin e lartë amerikan

Publikuar tek: rajon, më 19:47 15-07-2019 Formimi i Tribunalit Ndërkombëtar për gjenocidin serb në Kosovë, Veseli takon kongresmenin e lartë amerikan

Kryeparlamentari Kadri Veseli ka zhvilluar një takim me kongresmenin amerikan Gerald E. Connolly, ditën e sotme në Washington. Connolly është kryesues i delegacionit amerikan në Asamblenë Parlamentare të NATO-s dhe anëtar i Komisionit për Politikë të Jashtme në Kongresin Amerikan.

Veseli shkruan se ka diskutuar me kongresmenin zhvillimet politike në Kosovë dhe rajon, duke vënë në pah rolin e padiskutueshëm të SHBA-ve në të gjitha proceset.

Ndër të tjera, kryeparlamentari i Kosovës thotë se ka diskutuar me kongresmenin mbi nismën për formimin e Tribunalit Ndërkombëtar për gjenocidin serb të kryer në Kosovë, ide kjo që sipas Kadri Veselit është mbështetur nga kongresmeni amerikan.

POSTIMI I PLOTË I KADRI VESELIT:

Sot në Washington pata kënaqësinë të takoj dhe të bisedoj me kongresmenin Gerald E. Connolly, kryesues i delegacionit amerikan në Asamblenë Parlamentare të NATO-s dhe anëtar i Komisionit për Politikë të Jashtme në Kongresin Amerikan.

Diskutuam për zhvillimet politike në Kosovë dhe rajon, duke vënë në pah rolin e padiskutueshëm të SHBA-ve në të gjitha proceset.

Po ashtu kongresmenit Connolly i tregova për transformimin e FSK-së në ushtri dhe objektivin kryesor të Kosovës në fushën e sigurisë e që është anëtarësimi i plotë në Aleancën Veriatlantike, NATO.

Falënderoj kongresmenin amerikan i cili shprehi mbështetjen e SHBA-së për hapat e mëtejmë të rrugës euroatlantike të shtetit tonë.

Gjithashtu folëm edhe për nismën për formimin e Tribunalit Ndërkombëtar për gjenocidin serb të kryer në Kosovë, ide kjo e cila u mbështet nga kongresmeni amerikan.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.03338098526001
array(1) { ["section"]=> string(113) "formimi-i-tribunalit-nderkombetar-per-gjenocidin-serb-ne-kosove-veseli-takon-kongresmenin-e-larte-amerikan-172303" }