Formulari i shpërndarë në shkollat e Tiranës, revoltohet deputeti: Skandaloze, nxënësit do kenë pasoja

Publikuar tek: politike, më 14:13 10-01-2018 Formulari i shpërndarë në shkollat e Tiranës, revoltohet deputeti: Skandaloze, nxënësit do kenë pasoja

Deputeti i PD, Luçiano Boçi ka publikuar në rrjetet sociale një formualar të shpërndarë që prej ditës së djeshme në shkollat e Tiranës.

Sipas deputetit, veç shkrimeve drejtëshkrimore, ky formular ka vënë në pozitë të vështirë nxënësit, të cilat mund të shkaktojnë edhe pasoja në të ardhmen për ta.

“PYETESOR APO...?!!!!

DAR Qarku Tiranë ka shpërndarë nga dje një pyetësor për nxënësit e klasave 6-9.
Përpos që gjuhësisht është me gabime skandaloze (fjalë të bashkuara), ai pëmban pyetje që kanë sjellë reagimin e fortë të prindërve.
Shumë prej pyetjeve të renditura duhet të bëhen vetëm me praninë e psikologut ose të prindit dhe vetëm individualisht e jo me shkrim e kolektivisht në klasë.
Por kjo nuk ka penguar formuluesit, duke i vënë kështu nxënësit në një situatë aspak të lehtë dhe jo pa pasoja në mënyrën se si do ta shohin shkollën pas kësaj.
Ndërkohë nuk është e qartë nëse këtë e ka orientuar vetë Ministria apo është iniciativë e DAR Tiranë!?”, shkruan deputeti Luçiano Boçi.

26229794_2020234408220402_4913952131480831248_n.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011557817459106
array(1) { ["section"]=> string(106) "formulari-i-shperndare-ne-shkollat-e-tiranes-revoltohet-deputeti-skandaloze-nxenesit-do-kene-pasoja-106081" }