Fortesa viktoriane në mes të detit në Britani kthehet në një hotel luksoz

Publikuar tek: bota, më 18:55 17-04-2015 Fortesa viktoriane në mes të detit në Britani kthehet në një hotel luksoz

Këtë muaj në Britaninë e Madhe është hapur një nga hotelet më të pazakonta në mes të detit. Ajo është një fortesë viktoriane e vendosur në mes të ujit dhe është 1,4 milje larg nga ishulli “Eight” dhe një milje nga qyteti i Portsmouthit.

Pas një rinovimi të gjerë në ishull tashmë është ndërtuar një hotel luksoz. Fortesa ka qenë ndërtuar mes viteve 1867-1880 me kërkesë të Kryeministrit të atëhershëm Lord Palmerston që do të shërbente për mbrojten e Portsmouth nga një sulm i Napoleonit të III.

Fortesa katër katëshe ka 22 dhoma gjumi të arreduar me stil veror. Ndërsa tavanet dhe dritaret janë të ndërtuara me hekurat origjinale të bëra gjatë kohës së luftës. Brenda fortesës gjendet një klab nate dhe aktivitete si bilardo dhe lojëratë tjera. Gjithashtu fortesa ka edhe dy vende të përshtatshme për uljen dhe ngritjen e helikopterëve.

Çmimi i fjetjes në këtë hotel është 450 dollarë, ndërsa udhëtimi për person 99 dollarë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.102952003479
array(1) { ["section"]=> string(78) "fortesa-viktoriane-ne-mes-te-detit-ne-britani-kthehet-ne-nje-hotel-luksoz-9048" }