Forumi Ekonomik Botëror: Shqipëria më mirë, rritet me 19 vende në ARSIM dhe SHËNDETËSI

Publikuar tek: ekonomi, më 14:25 28-09-2016 Forumi Ekonomik Botëror: Shqipëria më mirë, rritet me 19 vende në ARSIM dhe SHËNDETËSI

Shqipëria ka patur një rritje të ndjeshme në  “Arsimi dhe Shëndeti” duke u renditur në vendin e 33-të, me një ngritje prej 19 vendesh nga një vit më parë.

“Forumi Ekonomik Botëror”publikoi raportin për vitin 2016-2017 në lidhje me konkurrueshmërinë. 

Ndër 138 ekonomitë  botërore, Shqipëria renditet e 80-ta, me 13 vende përmirësimi krahasuar me raportin e vitit të mëparshëm që mbante vendin e 93-të.

Shqipëria ka patur një përmirësim me 17 pozicione në renditjen globale, sa i përket konkurrueshmërisë. 

Nga analiza e bërë sipas shtyllave kryesore, vërehet se ka patur një rritje pothuajse në të gjithë indikatorët sidomos në atë “Arsimi dhe Shëndeti” (që renditet në vendin e 33-të duke u rritur me 19 pozicione nga një vit më parë).

Rritje u shënuan edhe në indikatorët e tjerë si  Mjedisi Makroekonomik, Arsimi i Lartë dhe Trajnimet, Zhvillimi i Tregjeve Financiare, Gatishmëria për Teknologjinë, Inovacioni dhe Sofistikimi i Biznesit, kanë ndikuar në mënyrë të konsiderueshme në rritjen e pozicionit të Shqipërisë përsa i përket konkurrueshmërisë.

 Në këtë raport Shqipëria mban pozita të favorshme, duke lënë pas Greqinë, Malin e Zi,  Serbinë dhe Bosnje-Hercegovinën, në renditjen globale, sa i përket konkurrueshmërisë. Raporti evidenton se  Shqipëria grumbullon 4.06 pikë nga 3.93 pikë që grumbullonte një vit më parë. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.029959917068481
array(1) { ["section"]=> string(90) "forumi-ekonomik-boteror-shqiperia-me-mire-rritet-me-19-vende-ne-arsim-dhe-shendetesi-54393" }