Forumi ekonomik Shqipëri-Gjermani, Schroder: Mbështesim integrimin pavarësisht ngjyrave politike, do hapen negociatat për në BE

Publikuar tek: ekonomi, më 12:22 27-09-2016 Forumi ekonomik Shqipëri-Gjermani, Schroder: Mbështesim integrimin pavarësisht ngjyrave politike, do hapen negociatat për në BE

Është mbajtur sot forumi ekonomik Shqipëri-Gjermani  ku morën pjesë kryeministri Rama, ministrja Ekonomi dhe ish-kancelari gjerman Gerhald Schroder.  

Liderët shprehen tepër optimist përsa i përket bashkëpunimit dypalësh.

“Në Samitin e Berlinit u vendos se vendet e rajonit duhet të bashkëpunojnë dhe iniciativat me karakter ballkanik duhet të ndërmerren në fushën e ekonomisë.

Shqipëria nxiti heqjen e barrierave jo tarifore dhe nxiti shtetet e tjera ta vënë në zbatim. Vendet e Ballkanit e ndoqën dhe ndër kryesoret  ishte Serbia.

Kjo iniciativë çon para bashkëpunimin e rajonit dhe ne kemi përdorur eksperiencat e mëparshëm. Ajo që u arrit në Samitin e Berlinit ishte një shembull i rëndësishëm për ekonominë”- tha ministrja Ekonomi.

Ish kancelari gjerman Gerhald Schroder shprehet tepër optimist për bashkëpunimin ekonomik ndërmjet Shqipërisë dhe Gjermanisë.

“ Gjermania është angazhuar në çështjen e menaxhimit të mbetjeve urbane dhe të ujit të pijshëm që është bërë në plan botëror. Shqipëria ka nevojë për investime private. Kusht i rëndësishëm për investimet është llojshmëria e tyre.

Brenda një kohe të shkurtër ne duhet të kënaqim investitorët. Duhet të parashikojmë sistemin e drejtësisë. Vendimet gjygjësore duhet të jenë të parashikueshme dhe të bazohen në ligjet e vendit. 

Falë Zotit Shqipëria mbështetet tek Gjermania. Ne kemi disa çështje të rëndësishme, ku Komisioni Europian do të paraqesë raportin për ecurinë e Shqipërisë. 

Nuk duhet të humbim kohë për të shtyrë këtë procesh reformash. Mbështesim integrimin pavarësisht ngjyrave politike. Në zgjedhjet e ardhshme njerëzit do të mendohen më shumë për to. Kemi një treg më të madh konsumatorësh. Ky bashkëpunim është i rëndësishëm edhe për vendimet që merren në Bruksel, por ka të bëjë dhe me marrëdhënien me Serbinë.

Ky është një kontribut për stabilitetin ekonomik dhe politik.

 Një pikë tjetrë që dua të përmend është shumë e rëndësishme t’i kushtojmë vëmendjen arsimit profesional dhe arsimit në tërësi.  Të mbështesim kërkimin shkencor dhe teknologjinë.

  Duhet të gjejmë zgjidhjet e duhura, të krijojmë një infrastrukturë për një turizëm.  Duhet të nxisim investimet e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.

Unë besoj se në nëntor do të kemi një raport tepër pozitv dhe unë do të doja që pas këtij raporti të hapen negociata për në BE.  E rëndësishme është që masat e marra të përfundohen”-tha ish-kancelari Gjerman.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.21865391731262
array(1) { ["section"]=> string(130) "forumi-ekonomik-shqiperi-gjermani-schroder-mbeshtesim-integrimin-pavaresisht-ngjyrave-politike-do-hapen-negociatat-per-ne-be-54255" }