Forumi i Davos 'përplas' Merkel me Trump: Të mësojmë nga historia

Publikuar tek: bota, më 18:35 24-01-2018 Forumi i Davos 'përplas' Merkel me Trump: Të mësojmë nga historia

Në forumin ekonomik të Davosit, ku ishin pjesëmarrës vende nga e gjithë bota, ka pasur dhe një përplasje me deklarata mes Angela Merkel dhe presidentit të SHBA, Donald Trump.

Merkel nuk ka nguruar që të thumbojë presidentin amerikan, duke thënë se nuk duhen harruar mësimet nga historia kur vendet ishin të izoluara.

Kancelarja gjermane u shpreh se e vetmja mënyrë për të thyer barrierat mes vendeve dhe izolimin është bashkëpunimi i gjerë.

“Sot, 100 vite pas katastrofës së Luftës së Madhe, duhet të pyesim nëse kemi marrë me të vërtetë një leksion nga historia, por mua më duket se jo. Përgjigja e vetme është bashkëpunimi. Europianët nuk kanë vendosur akoma se si ta menaxhojnë këtë problem dhe rreziku është dhe ne po lëvizim shumë me vonëse”, ka thënë Angela Merkel. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012778997421265
array(1) { ["section"]=> string(69) "forumi-i-davos-perplas-merkel-me-trump-te-mesojme-nga-historia-107784" }