Forumi me FMN,Sejko: Rritje ekonomike dhe politika monetare lehtësuese

Publikuar tek: ekonomi, më 13:22 23-06-2016 Forumi me FMN,Sejko: Rritje ekonomike dhe politika monetare lehtësuese

Gjatë forumit të katërt mes Bankës së Shqipërisë dhe  FMN, Guvernatori Sejko ka deklaruar se Shqipëria pati ecuri më të mirë se vendet e rajonit, sa i përket shmangies së recesionit gjatë krizës ekonomike.  Guvernatori thekson se ekonomia shqiptare po rikuperohet .

Nga ana tjetër, ai deklaroi se masat e marra për promovimin e ekonomisë, pritet që të ndikojnë te rritja e kreditimit.

“Masat e marra për promovimin e ekonomisë tonë për të çliruar kapitalet, duke ndikuar edhe për rritjen ekonomike, janë masa që kemi ndjekur politikat e përcaktuara nga FMN. Ajo që ne presim është që të ndikojmë tek rritja e kreditimit.”- tha Guvernatori Sejko.

Më tej, Guvernatori tha se BSH është e angazhuar në një politikë monetare lehtësuese. “Strukturimi ekonomik do nxisë kreditimin. Standardet e kreditimit për bizneset janë më shtrënguese. Një nga sfidat kryesore është rritja e kreditimit.”- pohoi Sejko.

Ndërsa Ministri i Financave Arben Ahmetaj deklaroi se Shqipëria e ka lënë krizën pas.

 “Kemi përjetuar kohëra të vështira, kemi bërë rregullime të rëndësishme. E them me krenari se e kemi lënë krizën pas, pa harruar sfidat që kemi para. Qeveria do përballet me to një nga një në ditët në vijim. Qëllimi ynë rritje e produktivitetit në Shqipëri. Kemi patur rritje ekonomike. Kemi pasur synim të rrisim eksportet. Kemi pasur rritje të PBB-së . Ne presim një përmirësim të mëtejshëm të Balancës primare, në funksion të uljes së borxhit dhe kostove të tij”, tha Ahmetaj.

Ministri permendi disa nga risitë kryesore të Ligjit të ri Organik të Buxhetit, i cili sikurse theksoi Ministri, sjell një filozofi të re, duke e bërë këtë qeverinë e parë në 25 vite që disiplinon me ligj vetveten në menaxhimin e financave publike, përmes kufizimit të shpenzimit të deficitit në një vit elektoral dhe detyrimit për të mos krijuar borxh të ri.

“Me këtë ligj, përmes rregullit të përgjegjshmërisë fiskale, kemi thyer një traditë të keqe të 25 viteve kur qeveritë kanë përdorur financat publike në funksion të qëllimeve dhe egove politike në vitet elektorale” – tha Ahmetaj‎.

Sa i takon risqeve në sektorin financiar, Ahmetaj tha se së bashku me Bankën e Shqipërisë, Bankën Botërore dhe FMN, janë ndërmarrë një sërë nismash të rëndësishme me qëllim krijimin e një sektori financiar të shendëtshëm dhe mirë funksional.

 “Ne kemi thënë që nuk do të ketë më rritje taksash. Paketa e re është fokusuar në thjeshtimin e procedurave në favor të sipërmarrjes. Kemi marrë mbi 350 propozime të reflektuara në mbi 50 procedura, draft të cilin shumë shpejt do ta prezantojmë në qeveri. Ndërsa me fazën e dytë të aksionit kundër informalitetit jemi përqendruar në platformën e riskut dhe instrumentet inteligjente të profilizimit të sipërmarrjeve, komunikimin intenisv dhe përgjithësisht ndryshimin e qasjes së administratës tatimore e doganore ndaj klimës së biznesit”, u shpreh ai

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.037812948226929
array(1) { ["section"]=> string(93) "forumi-i-iv-bsh-fmn-guvernatori-sejko-rritje-ekonomike-dhe-politika-monetare-lehtesuese-44357" }