Forumi i Nivelit të Lartë Politik në New York, Rudina Hajdari krah deputeteve socialiste Hysi e Mesi

Publikuar tek: politike, më 23:35 15-07-2019 Forumi i Nivelit të Lartë Politik në New York, Rudina Hajdari krah deputeteve socialiste Hysi e Mesi Foto e shperndare nga Vasilika Hysi, ne foto dhe Rudina Hajdari e Senida Mesi

Në New York po zhvillohet Forumi i Nivelit të Lartë Politik për Zhvillim të Qëndrueshëm ku marrin pjesë dhe tre deputete përfaqësuese nga Shqipëria.

Në Forum merr pjese deputetja Rudina Hajdari dhe dy deputetet socialiste Vasilika Hysi e Senida Mesi, të cilat shihen të të treja të ulura së bashku dhe në humor.

Deputetja Hysi ka shpërndarë foto nga takimi i Nivelit të Lartë që po zhvillohet në New York, ndërsa përmend dhe arrtjet e Shqipërisë.

SHKRIMI I PLOTË I VASILIKA HYSIT:

Forumi i Nivelit të Lartë Politik për Zhvillimin e Qëndrueshëm po zhvillon punimet në Kombet Bashkuara, New York.

# Shqipëria është një vend model në lidhje me objektivin 16- mes të cilit është reforma në drejtësi;

# Shqipëria ka hartuar bazën ligjore që i jep fund pashtetësisë falë ndryshimeve në ligjin e gjendjes civile që mundëson regjistrimit të fëmijëve dhe heqjen e burokracisë dhe uljen e shpenzimeve nga shtresat në nevojë;

# Shqipëria ka miratuar një ligj shumë të mirë te ndihmës juridike falas që ofron mundëson ndihmë falas për shumë grupeve shoqërore.

# Tashmë që ligjet janë miratuar së bashku:

  1. a) duhet të kapërcejmë gjithë pengesat në zbatimin e tyre;

b)të mundësojmë burime të mjaftueshme njerëzore dhe financiare;

  1. c) duhet të bëjmë më shumë për njohjen e mundësive që ligjet ofrojnë për të gjitha grupet shoqërore dhe
  2. d) heqjen e pengesave që punonjës ose individë krijojnë gjatë zbatimit të ligjeve në praktikë.

67417413_614436438965536_9189456363745443840_n.jpg66611600_614436608965519_8029748454328631296_n.jpg67108786_614436548965525_7031855439243378688_n.jpg67148779_614436485632198_6017055590340100096_n.jpg67090292_614436368965543_6644903358597431296_n.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.34763693809509
array(1) { ["section"]=> string(106) "forumi-i-nivelit-te-larte-politik-ne-new-york-rudina-hajdari-krah-deputeteve-socialiste-hysi-e-mesi-172327" }