Forumi mysliman shqiptar: Sot në faljen e të premtes, t’i japim përgjigje ISIS

Publikuar tek: aktualitet, më 09:15 05-06-2015 Forumi mysliman shqiptar: Sot në faljen e të premtes, t’i japim përgjigje ISIS Forumi mysliman shqiptar, logo

Sot gjatë faljes së të premtes, në të gjitha xhamitë në Shqipëri dhe në Kosovë, do të ketë një reagim të ashpër të myslimanëve shqiptarë, kundër videos së shfaqur ku milintantë të ISIS kërcënuan Shqipërinë dhe të gjithë Ballkanin, aty ku ka shqiptarë. 

Kërkesa është bërë nga Forumi Intelektual Mysliman Shqiptar, që u ka kërkuar gjithë imamëve në të gjithë vendin që sot, gjatë faljes së xhumasë, të dënonë këtë video. “Ligjërata e ditës së xhuma të jetë një kundërpërgjigje e ashpër kundër kësaj gjuhe urrejtje” thuhet në deklaratën e tyre.

“Gjatë fjalimit të tyre nuk ka asgjë njerëzore. Ata nuk i përngjasojnë dhe nuk përfaqësojnë asnjë lloj feje, pavarësisht se flasin në emër të saj. Forumi Intelektual Mysliman, së bashku me besimtarët myslimanë dhe të gjithë shoqatat simotra do të punojmë për të nxitur vepra të mira dhe në dobi të komunitetit ku jetojmë. Që të përcjellim vlerat dhe mesazhin se islami, feja e paqes dhe e tolerancës, nuk ka të bëjë me këta njerëz, të cilët nuk njohin gjë tjetër përveçse dhunës dhe terrorit”, thuhet më tej në deklaratën e publikuar nga Forumi Intelektual Mysliman Shqiptar.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tentuan t'i marrin katër mijë euro 40 vjeçarit, kapen autorët
Po punonin parcelën me kanabis në Tiranë arrestohen katër persona »
Article Logic
Execution time: 0.013872861862183
array(1) { ["section"]=> string(82) "forumi-mysliman-shqiptar-sot-ne-faljen-e-te-premtes-t-i-japim-pergjigje-isis-12734" }