Foshnja i mbijeton të ftohtit për 14 orë, policët: Një zë misterioz na kërkoi ndihmë

Publikuar tek: bota, më 17:24 09-03-2015 Foshnja i mbijeton të ftohtit për 14 orë, policët: Një zë misterioz na kërkoi ndihmë Forcat e shpëtimit pranë automjetit të aksidentuar

Një aksident i rëndë me makinë i ka marrë jetën nënës 25 vjeçare, por për fat të mirë vajza e saj Lily Groesbeck vetëm 18 muajshe, ka mundur të mbijetojë në mjetin e aksidentuar për 14 orë deri në momentin që është shpëtuar nga policia lokale.

Por të katërt policët që shkuan në vendngjarje, betohen të kenë dëgjuar një zë misterioiz që vinte nga makina e përmbytur buzë lumit.

“Të gjithë kemi dëgjuar të njëjtën gjë. Nuk di si ta shpjegoj në gjë të tillë. Jam i tronditur”, tha oficeri Jared Warner.

Ata tregonjë momëntet kur iu afruan makinës së aksidentuar në buzë të lumit, pasi u njoftuan nga një peshkatar i zonës. Sipas tyre, nëse nuk do të kishin dëgjuar zërin misterioz që kerkoi ndihmë, nuk do ta kishin vënë re foshnjen e gjallë.

“Një zë po na thërriste nga makina – “Ndihmë. Ju lutem ndihmë”, këtë dëgjuam të gjithë dhe u nisëm me nxitim drejt makinës, madje njëri prëj nesh ju përgjigj “zërit” duke i thënë të bëjë durim se po vijmë”, tregon oficeri tjetër Tyler Beddoes.

Sipas tyre “zëri misterioz” i motivoi të kërkonin në brendësi të makinës, ku edhe gjetën foshnjen 18 muajshe e cila i kishte mbijetuar aksidentit dhe të ftohtit për 14 orë. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.013070106506348
array(1) { ["section"]=> string(87) "foshnja-i-mbijeton-te-ftohtit-per-14-ore-policet-nje-ze-misterioz-na-kerkoi-ndihme-5385" }