Një foshnje e lindur pa lëkurë në qytetin Amravati në Indi ka habitur ekspertët e mjekësisë.
Ajo vuan nga një sëmundje e rëndë që të lë gjithë trupin pa lëkurë, por të mbështjellë me “pllaka” të trasha, të bardha të ndara nga çarje të thella.
Sipas pediatrit Yash Banait, vajza do të duhet që ta mbajë nën kontroll lëkurën e saj, gjatë gjithë jetës. Ai tha: “Nuk ka shërim për këtë sëmundje. Gjithçka shkenca mund të bëjë është që të përpiqet për të mbajtur gjallë fëmijën”.
Sipas mjekëve vajza do të ketë nevojë për trajtim të veçantë pasi do ti duhet të përdorë vazhdimisht Vaj kokosi dhe vazelinë, po sipas tyre gjendja e saj është stabilizuar dhe është e qëndrueshme.
Sipas mediave një fëmijë i së njëjtës gjendje ka lindur në 1984-ën, për të cilën thuhet se ka jetuar 24 vjet.