FOTO ALARMANTE/ Pa maska dhe distancim social në Zyrat Vendore të Arsimit, Albana Vokshi: Vatra të mundshme përhapje të Covid-19, dështim i Ministres së Arsimit

Publikuar tek: politike, më 11:34 07-07-2020 FOTO ALARMANTE/ Pa maska dhe distancim social në Zyrat Vendore të Arsimit, Albana Vokshi:  Vatra të mundshme përhapje të Covid-19, dështim i Ministres së Arsimit Pamje nga Zyrat Vendore të Arsimit Tiranë

Partia Demokratike ditën e sotme ka publikuar disa foto alarmante nga zyra Vendore e Arsimit në Tiranë, ku shihen radhët e gjata të prindërve për të regjistruar fëmijët në shkollë.

Ajo që bie në sy është fakti alarmant, që qytetarët mes tyre nuk respektojnë distancën sociale dhe janë të paktë ata që shihen me maska, duke u bërë kshtu burim infeksioni.

Ish- deputetja e PD, Albana Vokshi ka shpërndarë disa foto në ‘Facebook’ dhe shkruan se është dështim i ministes së Arsimit, Besa Shahini dhe Drejtoreshës së Zyrës Arsimore Tiranë për të marrë masat e duhura për të ruajtur shëndetin e qytetarëve.

“Foto nga Zyra Vendore Arsimit, Tiranë. Prindër të detyruar të presin me orë në rradhë për të regjistruar fëmijët në shkollë. Dështim total i Ministres së Arsimit Besa Shahini dhe Drejtoreshës së Zyrës Arsimore Tiranë për të marrë masat e duhura e të detyruara që të mundësohet regjistrimi i fëmijëve duke ruajtur shëndetin e tyre e të familjeve të tyre. Ndryshimet në Kodi Penal dënojnë me burg cdokënd që me qëllim apo nga pakujdesia përhap COVID19. Pse Prokuroria nuk vepron,” shkruan Vokshi në postimin e saj.

 

107372469_10158636955829429_6382556053134034719_o.jpg107212602_10158636955869429_4221589908621470400_o.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010046005249023
array(1) { ["section"]=> string(163) "foto-alarmante-pa-maska-dhe-distancim-social-ne-zyrat-vendore-te-arsimit-albana-vokshi-vatra-te-mundshme-perhapje-te-covid-19-deshtim-i-ministres-se-arsimit-213106" }