Një breshër i fortë dhe i pazakontë ka nisur disa çaste më parë në qytetin e Memaliajt duke shkaktuar dëme të shumta materiale.
Banorët e Memaliajt kanë bllokuar rrugën në aksin Gjirokastër-Tepelenë në shenjë proteste duke kërkuar ndihmë nga shteti për dëmet e shkaktuara nga breshëri i fortë.
Breshëri i fortë kokrrat e të cilit shkojnë deri në 6 centimetra, kanë shkaktuar dëme të shumta materiale. Nga breshëri janë dëmtuar disa çati shtëpish dhe janë thyer xhamat e dritareve dhe xhamat e makinave. Nuk raportohet për njerëz të landuar nga breshëri i fortë. Rreshjet e dëndura të breshërit ka zgjatur 15 deri në 20 minuta.