FOTO DITE

Publikuar tek: foto-e-dites, më 07:27 07-02-2020 FOTO DITE

Rama e Meta ‘takohen’ në SHBA, drejtimi i shtetit në ‘dorën’ e Ruçit...

Kryeministri Edi Rama ndodhet në një vizitë zyrtare në Washington DC. Vizita e Ramës dihej ndërsa surprizë për shumëkënd ishte fakti që fill pasi në media dolën detaje për takimin e shefit të qeverisë me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Michael Pompeo, Presidenti Ilir Meta publikoi gjithashtu një video me zyrtarin amerikan.

Këtu gjithçka u kristalizua. Kryeministri Rama dhe Presidenti Meta janë bashkë në SHBA dhe mbrëmë, siç mëson newsbomb.al, të dy ishin pjesë e darkës së organizuar në Departamentin e Shtetit me Aleancën Ndërkombëtare për Mbrojtjen e Lirive Fetare. Rama e Meta kanë qenë bashkë në një tavolinë si përfaqësues të Shqipërisë ndërsa ‘shtetin’ mesa duket e kanë lënë në dorë të Gramoz Ruçit si kryetar Kuvendi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Foto e Ditës
Foto e Ditës »
Article Logic
Execution time: 0.011837959289551
array(1) { ["section"]=> string(16) "foto-dite-194363" }