FOTO DITE

Publikuar tek: foto-e-dites, më 08:24 28-02-2020 FOTO DITE

Kryeministri Albin Kurti ka hequr për një periudhë të caktuar taksën 100% ndaj mallrave serbe.

Në një deklaratë për media, Kurti ka njoftuar se qeveria e Kosovës ka vendosur të heqë tarifën ndaj produkteve të importuara nga Serbia dhe Bosnia e Hercegovina duke filluar nga data 15 mars.

Kurti tha se taksa do të hiqet për një periudhë të caktuar si dhe me kusht që Serbia të ndërpresë fushatën për mos-njohjen e Kosovës.

“Nga 15 mars të hiqet tarifa për lëndën e parë që importohet nga Serbia dhe Bosnia e Hercegovina. Kjo si shenjë për gatishmëri për marrëveshjen ekonomike tregtare me Serbinë. Ftojmë Serbinë që të zotohet që ta ndërpresë fushatën për çnjohjen e pavarësisë së Kosovës”, tha Kurti.

Kurti tha se nëse Servbia dëshmon “përkushtim në këtë fushatë miqësore”, nga data 1 prill tarifa do të hiqet tërësisht për një periudhë 90 ditëshe.

“Nëse pala serbe dëshmon përkushtim të mirëfilltë në këtë fushatë miqësore, atëherë duke filluar nga data 1 prill 2020, do ta heqë tërësisht tarifën për një periudhë 90 ditëshe”, tha kryeministri i Kosovës Albin Kurti.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « FOTO DITE
»
Article Logic
Execution time: 0.0066478252410889
array(1) { ["section"]=> string(16) "foto-dite-196732" }