Katër shqiptarë që kanë emigruar në Amerikë shumë vite më parë kanë kandiduar në zgjedhjet lokale të 5 nëntorit në Amerikë.
Vedat Gashi është njëri prej shqiptarëve që fitoi postin e prokurorit në Bordin e Legjislatorëve të Qarkut Westchester.
Një tjetër shqiptare që ka shkëlqyer në Amerikë është Buta Biberaj, e cila kandidoi dhe fitoi zgjedhjet për Avokaten e Commonwealth të Qarkut Loudoun.
Visar Tasimi është shqiptari që arriti të bëhet anëtar në Bordin e Kryetarit të Komunës dhe Burgesses.
E nga ana tjetër Jetlir Kulla kandidoi dhe arriti të fitojë për herë të dytë zgjedhjet si anëtar i Këshillit Bashkiak të distriktit të katërt të Waterbury-t.