Drejtori i Parkut të Karavastasë në Divjakë, Ardian Koçi ka kapur më në fund autorin që u shkaktonte dëme të mëdha ekologjike në park.
Sipas tij, prej tre ditësh autori, të cilin e cilëson si një “mik të paftuar” ishte kthyer në një shqetësim serioz. Por, me angazhimin e stafit dhe autoriteteve përkatëse, tashmë personi që shkaktonte prerjen e pyjeve në park është kapur. Sipas tij, autori priste frashër dhe rrënjë, të cilat i transportonte me rimorkio motorri.