Në Katedralen e Korçës u mbajt dje një meshë për bekimin e flamurit me rastin e shpalljes së Pavarësisë, kur u kremtua 105-vjetori i Flamurit.
Në meshë ndodheshin edhe personalitete nga fusha e politikës, përfshirë kryebashkiaku Sotiraq Filo, apo deputetja demokrate Velentina Duka.
Mesha për herë të parë është mbajtur në vitin 1912 nga Fan Noli.