Ambasada Amerikane në Tiranë i është bashkuar festimeve të 105 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë në një mënyrë krejt origjinale.
I gjithë personeli i Ambasadës është veshur me kostume popullore shqiptare nga krahina të ndryshme, përfshi edhe ambasadorin Donald Lu, i cili ka zgjedhur veshjen malësori, pa harruar as plisin.