Bredhi i Krishtlindjes i vendosur në qendër të Tiranës ka ndezur dritat duke e futur kështu kryeqytetin në atmosferën e festave të fundvitit.
Ka qenë kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili pas numërimit mbrapsht me fëmijë dhe qytetarë të shumtë ka shkelur butonin e ndezjes së dritrave.
Atmosfera në sheshin “Skënderbej” është zbukuruar me lodra për fëmijë dhe një sërë kabinash që ofrojnë shërbime të ndryshme.