Nga të gjitha kartolinat e shpërndara për festat e fundvit, kjo që shikoni është pa dyshim më e bukura për vetë simbolikën e fortë që bart.
Kartolina e ministrisë së Mbrojtjes ka si autore një 13 vjeçare, Anxhelina Zholi, vajza e një prej efektivëve të Forcave të Armatosura. Në një kartolinë është babai i saj ushtarak me flamurin kuqezi mbi krye, ndërsa në një tjetër një grup efektivësh të cilët marshojnë e duket sikur janë bërë gati për luftë.