Shëtitorja “Taulantia” në Durrës, në muajin nëntor të vitit të shkuar u zgjerua dhe u shtrua me një shtresë asfalti për ta bërë atë sa më të pranueshëm për përdoruesit e makinave.
Por pa mbushur as tre muaj nga përfundimi i punimeve dhe shtrimit të asfaltit, në këtë rrugë shihen sërish shiritat që tregojnë se po punohet. Siç duket firma apo projektuesit e kësaj rruge kanë harruar në fillim, për të ndërtuar një rrugë para se të hidhet asfalti duhet të hapen kanalizimet.