Ministri i Energjitikës, Damian Gjiknuri në rrjetet sociale ka shpërndarë disa foto maketesh që tregojnë një pamje të përafërt se si mund të jetë aeroporti i ri i Vlorës. Bëhet fjalë për një konsorcium kompanish turke, të cilat kanë marrë përsipër që të ndërtojnë këtë vepër nga muaji qershor.