Liqeni i Pogradecit, më i thelli në Ballkan dhe një nga më të mëdhenjtë në rajon është nominuar për t'u bërë pjesë e listës së trashgimisë botërore të UNESCO.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë ministri i Mjedisit, Blendi Klosi. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Klosi ka postuar dokumentin e aplikimit të Shqipërisë.