Policia e Tiranës deklaroi publikisht se ka vënë në pranga 5 persona dhe ka shpallur në kërkim organizatorin si të dyshuar për vrasjen e 41-vjeçarit Devi Kasmi.
Po ashtu, janë sekuestruar një arsenal armesh, ndërmjet tyre arma e dyshuar e krimit, lënde eksplozive, mina me telekomadë, municione luftarake, radio policie, maska e veshje kamoflazhi, si dhe 110 kilogram e dyshuar lendë narkotine "Canabis Sattiva".
Policia tha se kjo sasi armësh e droge u gjetën në një vile në periferi të Tiranës, siç duket edhe në këtë foto.