Me një stil unik që e karakterizon nga motivet e veshjeve tradicionale te krijimet e cilësisë së lartë, couture, stilistja shqiptare Mirela Nurçe ka prezantuar koleksionin e saj më të ri në New York.
Më 9 shkurt nisi sezoni i 27-të i Couture Fashion Week, ku morën pjesë stilistë nga e gjithë bota.
Përmes brendit “Tonni’86, me të cilin përfaqësohej këtë vit, Mirela Nurçe solli këtë vit xhaketat karakteristike, të punuara me motive tradicionale.