Një mësuese e gjuhës shqipe në shkollën 9- vjeçare “Liri Kazazi” në Lushnje, ka zgjedhur një mënyrë krejt tjetër për të mësuar dhe njëkohësisht argëtuar nxënësit.
Mësuesja Rudina Jupe, e cila jep lëndën e gjuhës në këtë shkollë, ka zgjedhur që veprën e famshme të Eskilit “Prometeu i lidhur”, t’a ‘ringjallë’ në klasë.
Nga fotot e postuara në llogarinë e shkollës në Facebook, arsimtarja Jupe duket se e ka ndarë klasën sipas Perëndive të lashta greke duke i pajisur studentët me kurora të ndërtuara nga degët e ullirit.