Dhurata Mullisi është mësuesja e cila për festën e 7 marsit nuk ka zgjedhur të festojë, por bashkë me nxënësit e saj ka zhvilluar një tjetër orë mësimore shumë të nevojshme për ta.
Mullisi është mësuese në Institutin e Fëmijëve që nuk Shikojnë “Ramazan Kabashi” në Tiranë dhe ndryshe nga koleget e saj që ditën e sotme zgjedhin të festojnë festën kushtuar atyre, ajo është përgatitur që mëngjes për t’u mësuar nxënësve të saj që nuk shikojnë, alfabetin Braille.