Halla e tre fëmijëve që humbën jetën në aksidentin tragjik të Velipojës, nuk pushon së postuari dhimbjen e saj të madhe në rrjetet sociale.
Kësaj here ajo ka zgjedhur të kujtojë Noemin, vajzën 10 vjeçare, e cila humbi jetën pas luftës disa ditore me vdekjen.
Në foto shfaqet banka e 10 vjeçares e mbuluar me lule. Noemi u nda nga jeta tragjikisht bashkë me motrën, vëllain dhe të atin, pas një aksidenti të rëndë në Velipojë të Shkodrës.