Viti 2018, i cilësuar si viti i heroit tonë kombëtar “Gjergj Kastriot Skënderbeut” është me të vërtetë një vit jubile po aq edhe i veçantë.
Madhështisë së këtij viti i shtohet edhe përkujtimi i një prej kolosëve me origjinë shqipëtare, inxhinieri i madh Karl Gega.
Shoqata profesionale e Inxhinierëve Gjeodet të Shqipërisë në bashkëpunim me Dhomën e Inxhinierëve Austriak me seli në Vjenë, gjatë asamblesë së përgjithshme të CLGE-së (The Council of European Geodetic Surveyors) të mbajtur në Tiranë në datat 17-19 Mars 2016, propozuan pranë këtij Këshilli që Inxhinieri i vitit 2018 të ishte Karl Gega.