Djegia e Memorialit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit – 27 mars 1999.
Në 27 mars 1999, fill pas bombardimeve të NATO-s mbi Beograd, ushtëria paramilitare serbe hyri në Kompleksin monumental të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe e dogji atë plotësisht, duke zhdukur mbi 200 dokumenta dhe objekte të pazvendësushme ku ruhej një pjesë e kujtesës historike të kombit shqiptar.
Me çlirimin e Kosovës, në 10 qershor të po atij viti, ndërtesa u rindërtua nga e para, ndonse dëmi dokumentar nuk mundi të riparohej.