Nderohet me çmim në Itali këngëtari i famshëm shqiptar, Ermal Meta.
Fituesi i Sanremo do të marrë nga kryetari i Bashkisë së Barit, çmimin “Çelësi i Qytetit”. Çmimi do të dorëzohet nga kryetari Antonio Decaro në datën 31 mars në orën 11:00 në Town hall. Këngëtari Meta ka jetuar 20 vite në Bari, ku mbërriti kur ishte ende fëmijë.
Përveç kontributit që ka dhënë si artist, Ermal Metës i jepet çmimi dhe për motivacionin: Si fëmijë i larguar nga Shqipëria dhe që zhvilloi karrierën në shtetin italian.