Përleshja mes qytetarëvë dhe forcave të policisë për taksën e vendosur nga kompania konçensionare për kalimin në rrugën e Kombit, që përfundoi me 31 të plagosur dhe shkatërrimin e sporteleve të mbledhjes së taksave, ka bërë bujë në mediat botërore.
Agjenci mediatike të rëndësishme nga Kina deri në SHBA si Reuters, Washington Post, Xinhua dhe Bussines Insider kanë pasqyruar përplpasjet e dhunshme mes protestuesve dhe policisë në Rrugën e Kombit duke raportuar 24 të plagosur.