Paralelisht me protestën që u zhvillua përpara komisariatit të Kukësit, një tjetër protestë u zhvillua para ambienteve të Drejtorisë së Policisë të Tiranës.
Qindra qytetarë, aktivistë dhe biznesmenë iubashkuan protestës duke bërë thirrje për lirimin e të gjithë të arrestuarve pas protestës në Rrugën e Kombit.
Përmes një deklarate për shtyp, shoqata Biznesi për Biznesin kërkon lirimin e personave të ndaluar nga policisë dhe shpreh shqetësimin se protesta kundër pagesës në Rrugën e Kombit po përdoret për të frikësuar dhe persekutuar qytetarët e Kukësit.