Pas tubimit të tyre pasditen e sotme kundër shembjes së godinës së teatrit, artistët kanë vendosur t’u bashkohen protestuesve përpara Drejtorisë së Policisë.
Derhemi gjithashtu ka reaguar ndaj etiketimeve të kryeministrit për protestuesit, duke e konsideruar edhe veten e tij barabar. “Një person është ai që po mban peng të gjithë shqiptarët dhe ai është Edi Rama. Unë i kërkoj të japi dorëheqjen sa është në kohë, se është një person pa dinjitet.
Ai i quajti të gjithë këta njerëz barbarë se mbrojtën të drejtat e tyre, ndërsa sot i them kryeministrit se edhe unë jam njëri prej barbarëve”, ka thënë Derhemi