Foto e ditës

Publikuar tek: foto-e-dites, më 07:11 06-05-2018 Foto e ditës

Ai sot është kryetar Kuvendi. Madje burrë i rëndë në radhët e politikës.

Por ja që ndodh që në ceremoni për nder të dëshmorëve të atdheut, ndoshta nuk ka marrë masat e duhura. Shiu që filloi, nuk i lejoi krerët e shtetit të kryenin ceremoninë pa çadra. Nëse Edi Ramës ia mban çadrën bodiguardi, e presidentit të Republikës, Shvarci i protokollit, për kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçi, kujdeset një vajzë, për t’i mbajtur një çadër të vogël të kuqe, që në gjuhën e përditshme u thuhet “çadër grash”.

Eshtë vajza që merret me protokollin e Kuvendit, quhet Enkeleda Pano. Në fakt, nuk duhet të ketë qenë kjo detyra e Enkeledës, por të ndodhur përballë një të papriture të tillë, Enkeleda, është detyruar të mbajë çadrën e shefit të saj.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.00801682472229
array(1) { ["section"]=> string(19) "foto-e-dites-119654" }