Foto e ditës

Publikuar tek: foto-e-dites, më 06:18 25-05-2018 Foto e ditës Sabit Bardhi

Është padyshim një gjest frymëzuar e human ky i Sabit Bardhit, një besimtar myslyman i cili ka vendosur të japë bukë falas për të gjithë ata që s’kanë mundësi ta blejnë sidomos gjatë muajit të Ramazanit.

“Bukë falas për ata që s’kanë mundësi të paguajnë,” shkroi Bardhi, banues në Maqedoni në rrjetet sociale dhe statusi i tij u shpërnda menjëherë nga qindra njerëz.

“Këtë akt po e bën për hir të Zotit, pasi është obligim si besimtarë të ndihmojnë me aq sa kanë mundësi. Kjo nuk është hera e parë që e bëjmë këtë gjë, e aq më shumë në muajin e Ramazanit. Ne në këtë muaj, por edhe jashtë tij, në shitoren tonë shpërndajmë ushqim falas për të gjithë të varfërit të cilët nuk kanë mundësi të sigurojnë ushqim. Ndihmojmë me aq sa kemi mundësi t’ia dalim”, ka rrëfyer besimtari në një intervistë duke zbuluar se e frymëzojnë njerëz si Elvis Naçi dhe Halil Kastrati.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Foto e ditës
»
Article Logic
Execution time: 0.011925935745239
array(1) { ["section"]=> string(19) "foto-e-dites-122011" }