Kompozitori Josif Minga është nderuar me titullin ‘Mjeshtër i madh’ nga Presidenti Ilir Meta. Ndërsa fill pas kësaj ka ardhur urimi i studiuesit dhe muzikologut i njohur Vaso Tole.
Ai shprehet i lumtur për këtë vlerësim të lartë që ka marrë Minga. “Janë me qindra, për të mos thënë me mijra, ata që i gëzon ky vlerësim i lartë”, shkruan Tole në postimin e tij në Facebook.
Sipas Toles lista e atyre që i gëzon ky lajm është mjaft e gjatë. "Urime MJESHTËR se MJESHTËR të kishim”, uron Tole.