Ditët e fundit kryeqyteti është mbushur me piktura murale dhe fasada të ngjyrosura nga artistë nga thuajse 12 vende të botës, ndërsa ajo më e veçanta është vepra e Camilo Nuñez.
Artisti nga Uruguai në një nga pallatet e kryeqytetit ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për të falenderuar nënën e tij për gjithçka që ajo ka bërë deri më sot, ndërsa portreti i saj me një qëndrim stoik do të zbukurojë tashmë kryeqytetin.
Në një dedikim të gjatë, piktori nga Amerika Latine ka thënë se falë saj familja e tij sot është e bashkuar dhe e lidhur, ndërsa ka shtuar se pas çdo të mire apo të keqje ajo është përsëri aty.