Foto e ditës

Publikuar tek: foto-e-dites, më 06:12 10-06-2018 Foto e ditës

Rexhep Qosja nderohet me titullin “Qytetar Nderi”, i Malësisë së Madhe me motivacionin “Për vlerat e larta në fushën e studimeve gjuhësore, krijimtarisë letrare dhe etno-kulturore shqiptare në përgjithësi dhe kontributin e tij në themelimin e shtetit të Kosovës”.

Në një ceremoni të organizuar në Bashkinë e Malësisë së Madhe, Rexhep Qosja nuk i fshehu emocionet për këtë titull. “Na flisnin baballarët për Shkodrën sepse aty, në Shkodër, kishin mbërritur si refugjatë pas pushtimit të Luginës së Plavës e Gucisë prej Malit të Zi në pranverë të vitit 1913”.

I pranishëm në këtë ceremoni Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati vlerësoi këtë titull për Akademikun Qosja si tregues se “historia nderon pakicën e veçantë që shumica nuk mund ta harrojë”

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Foto e ditës
»
Article Logic
Execution time: 0.010838985443115
array(1) { ["section"]=> string(19) "foto-e-dites-123841" }