Breshka e llojit Kareta-Kareta me një peshë prej 40 kg ka rënë mëngjesin e djeshëm në rrjetat e peshkatarëve të Orikumit.
Peshkatari Sherif Durmishi shprehet se kjo breshkë është rreth 40-vjeçare dhe është e llojit Kareta-Kareta.
Sipas tij, breshka nuk ka asnjë shenjë dëmtimi dhe është me shëndet të plotë. Priten që të vijnë specialistët e zonave të mbrojtura që ta matrikullojnë dhe më pas ta lëshojnë në det.