Rrjetet sociale “vlojnë” nga reagimet masive që prej dy ditësh kur drejtori i Teatrit Kombëtar Hervin Çuli atakoi Mirush Kabashin duke i kujtuar edhe rrogën.
Të shumta kanë qenë reagimet që kanë “shënjestruar” Çulin pas kësaj ndërsa ditën e djeshme, ndër ta edhe deputeti i PD Edi Paloka i cili ironizon “rilindasit” me këtë foto (më poshtë).
“Lexova dje që disa “rilindas” kishin sulmuar e fyer Robert Ndreniken e Mirush Kabashin.
Pastaj gjeta keto dy aliazhe portretesh që qarkullojnë në rrjetet sociale dhe paradoksialisht...u ndjeva mirë...”, shkruan Paloka.