Foto e ditës

Publikuar tek: foto-e-dites, më 07:11 20-06-2018 Foto e ditës

Në një konkurs ndërkombëtar me rret 348 pjesëmarrës nga 64 vende, karikaturisti shqiptar Arben Meksi është vlerësuar me Çmimin special.

Ky konkurs trajtonte temën e ruajtjes së paqes në botë, e shprehur përmes simbolit të pemës së ullirit. Ideja që ka paraqitur autori në këtë punim, janë pemët e prera të ullirit dhe pëllumbi, i cili fluturon sipër tyre me folenë e lidhur pas trupit duke mbajtur në sqep degën e ullirit, duke shpëtuar kështu simbolin e paqes.

Karikatura u vlerësua, jo vetëm për mesazhin që përcillte, por edhe për paraqitjen grafike të saj. Punimet e paraqitura në këtë konkurs, u vlerësuan nga një juri ndërkombëtare. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.015437841415405
array(1) { ["section"]=> string(19) "foto-e-dites-125059" }